Vdes në moshën 65-vjeçare aktori legjendar Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në “Top Gun” dhe “Batman”

Showbiz

Vdes në moshën 65-vjeçare aktori legjendar Val Kilmer, i njohur

Aktori i Hollivudit, Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në disa nga filmat më të mëdhenj të viteve 1980 dhe ‘90, duke përfshirë Top Gun dhe Batman Forever, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Kilmer vdiq nga pneumonia të martën në Los Angeles, tha vajza e tij Mercedes për mediat amerikane, raporton BBC.  Ajo tha se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer në fyt në 2014, por më vonë u shërua.

Kilmer luajti për herë të fundit në filmin e vitit 2023 “Top Gun: Maverick”, një vazhdim i klasikut të vitit 1986. Kilmer bëri një paraqitje të shkurtër në film, duke ndarë një moment prekës me Tom Cruise në ekran.

Kilmer luajti Batman në Batman Forever të vitit 1995
Në vitin 2021, Kilmer ndau historinë e tij për dokumentarin “The Wave”, me regji të Leo Scott dhe Ting Poo. Kilmer prodhoi filmin me vajzën e tij Mercedes dhe djalin Jack. Dokumentari u fokusua në procesin e tij të vështirë të rimëkëmbjes dhe mori një ovacion të madh kur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Kilmer ka lindur në Los Anxhelos, Kaliforni, në vitin 1959. Tragjedia goditi familjen e tij në vitin 1977 kur vëllai i vogël i Kilmerit, Wesley u mbyt në moshën 15-vjeçare. Menjëherë pas vdekjes së vëllait të tij, Kilmer u bë personi më i ri në atë kohë që u pranua në grupin e famshëm të dramës Juilliard School. Ky ishte fillimi i karrierës së tij të aktrimit.

Edhe pse Kilmer pati disa role në Broadway, zbulimi i tij në ekranin e madh erdhi në filmin “Top Secret!” në vitin 1984, një parodi e filmave dhe muzikalëve spiun të epokës së Luftës së Ftohtë me Elvis Presley. Kilmer luan një yll amerikan rock i cili udhëton në Gjermaninë Lindore dhe përfshihet në luftimet dhe rezistencën ndaj ribashkimit.

Megjithatë, Kilmer u bë një yll botëror kur mori një rol në filmin “Top Gun”, ku luajti së bashku me Tom Cruise.

ME TE LEXUARAT