Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i policisë në Kosovë

Kosovë&Rajon

Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i policisë në Kosovë

Një efektiv i Policisë së Kosovës, i identifikuar si  Muhamed Lika ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Policia u njoftua rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 1 Prillit, se një person ishte plagosur dhe ndodhej në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar efektivin në spital.

Por pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, efektivi ka ndërruar jetë.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.

ME TE LEXUARAT