Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Tiranë
Lajmifundit
/
2 Prill 2025, 08:54
Aktualitet

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashte të një banese në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


