Heqja e banerit në Fier, Meta kandidatëve të LSI-së: Mos u provokoni nga policët

Politikë

Heqja e banerit në Fier, Meta kandidatëve të LSI-së: Mos u

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për incidentin në Fier, ku janë hequr banerat e LSI-së.

Meta i bën thirrje kandidatëve të LSI-së në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave, dhe i fton ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.

Gjithashtu ai thekson se nëse në ditën e zgjedhjeve do të preket një votë, atëherë gratë “trime” të Libofshës do të tregojnë vlerën e votës që sipas tij Partia Socialiste nuk e ka kuptuar akoma.

Statusi:

U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion