Vrau fëmijët e saj për ti mbrojtur nga babai, ja historia tragjike e amerikanes

Bota

Vrau fëmijët e saj për ti mbrojtur nga babai, ja historia

Njihuni me historinë e Liliana Carrillo nga Los Angelos, e cila akuzohet se ka vrarë tre fëmijët e saj të mitur, 3,2 vjec dhe 6 muajshe me thikë. Mediat në amerikë kanë publikuar deklaratën e saj, kus rrëfen se i ka  mbytur në ujë fëmijët më 10 prill, sepse ata ishin duke u abuzuar nga babai i tyre.

 “Nuk desha që ata të abuzoheshin edhe më tutje. U premtova kur u lindën se do t’i mbroja dhe pashë se çfarë ishte duke ndodhur, e dija se do të vazhdoj dhe e dija se çfarë do të vazhdonte të ndodhte”, deklaroi ajo.

Vrau fëmijët e saj për ti mbrojtur nga babai, ja historia

Nga ana tjetër, babai i fëmijëve, Erik Denton, më herët gjatë këtij viti u mundua që ta merrte kujdestarinë e fëmijëve dhe i kritikoi autoritetet dhe agjencitë e mirëqenies për injorimin e paralajmërimeve të tij se Carillo nuk kishte shëndet të qëndrueshëm mendor dhe se fëmijët nuk ishin të sigurt me të.

 “Dymbëdhjetë vjet të trajnimit mjekësor nuk nënkuptojnë asgjë për këta policë dhe punëtorë socialë. Ata i injoruan paralajmërimet e mia për rrezikun që Liliana paraqiste për fëmijët. U thashë se kam frikë për sigurinë e fëmijëve duke u bazuar në sjelljen dhe gjendjen e saj mendore”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT