Bardh Spahia flet pas dëshmisë në SPAK: Padia e bërë ndaj meje është porosi politike

Politikë

Bardh Spahia flet pas dëshmisë në SPAK: Padia e bërë

Ish kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka dalë nga institucionet e SPAK dhe ka dhënë deklaratën e tij për gazetarët.

Në fjalën e tij, Saphia i mohon sërish akuzat ndaj tij, ndërsa ka thënë se në kohën kur ka qenë kryetar ka zbatuar vetëm ligjin.

Gjithashtu, ai thekson se padia e bërë ndaj tij është porosi politike dhe se përgjigja do të merret në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Sigurisht që nuk qëndron aspak, veprimtarin time si kryetar i Shkodrës kam mbrojtur interesat e qytetareve te Shkodrës, Nuk është aspak e vërtët pata rastin ta shpjegoj kam zbatuar vetëm ligjin, akuza dhe padia është e ngritur mbi porosi politike dhe do marrin përgjigjen e duhur në 11 maj. Bëhet fjalë për një padi ndaj meje, që kam shkarkuar drejtorin e ujësjellësit të Shkodrës”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT