Planifikonte sulm terr'orist në një qendër tregtare, FBI arreston 18-vjeçarin në SHBA

FBI arrestoi një 18-vjeçar në Mall of America në Minneapolis, i dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist. Sipas FBI, Sheikhdoon Abdullahi Mohamud planifikonte të sulmonte qendrën tregtare më të madhe.
Sipas autoriteteve, Mohamud mori një armë zjarri dhe municione, duke përfshirë një pushkë sulmi Norinco AK-47 dhe 200 fishekë.
Hetimi filloi në dhjetor 2024, kur Mohamud shkëmbeu mesazhe me një person tjetër përmes mediave sociale, ku shprehu dëshirën për të udhëtuar në Somali për t’u bashkuar me një organizatë terroriste, për të luftuar në emër të saj ose për të kryer një vrasje masive në Minessotta në emër të një grupi terrorist.
Po ashtu, sipas zyrtarëve, Mohamud kishte shprehur admirim për ngjarje të lidhura me terrorizmin, që kanë shkaktuar shumë viktima. Ai u fut në grackë nga një agjent i fshehtë i FBI-së, me të cilin zhvilloi një takim për të të blerë armët.
Mohamud i tha punonjësit të fshehtë të FBI-së se planifikonte të kryente një sulm me armë në një festival në Mall of America më 24 tetor, duke thënë se hapësira që do vepronte ishte në pronësi të hebrenjve.

