Indonezi, 3 të vde'kur dhe 36 persona të zhdukur, fabrika e ëmbëlsirave përfshihet nga flakët

Bota

Indonezi, 3 të vde'kur dhe 36 persona të zhdukur, fabrika e
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që përfshiu një fabrikë ëmbëlsirash në perëndim të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta. 
 
Zjarri shpërtheu pasditen e së shtunës në ambientet e kompanisë PT Fonua Agung Mulia, e vendosur në provincën Banten, rreth 50 kilometra larg Xhakartës.

Lajmi u konfirmua të dielën nga autoritetet e kërkim-shpëtimit, të cilat bënë të ditur se numri i personave të zhdukur është ulur në 36, ndërsa tre persona janë konfirmuar të vdekur.

Sipas zyrtarit të kërkim-shpëtimit, Rizki Dwiyanto, katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në qendrat shëndetësore për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, por puna e ekipeve është vështirësuar për shkak se zjarri vazhdon të jetë aktiv në disa pjesë të kompleksit industrial.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të zjarrit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi atë që mund të ketë shkaktuar flakët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion