Padia e PD-së për ministren Diella, Gjykata Kushtetuese komunikon sot vendimin për dekretet e Qeverisë

Politikë

Padia e PD-së për ministren Diella, Gjykata Kushtetuese komunikon sot
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, do të zhvillojë sot, në orën 11:15, një komunikim me gazetarët lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës për një çështje që lidhet me dekretet e Presidentit për emërimin e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave.

Sipas ftesës zyrtare, komunikimi do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe do të lidhet me shqyrtimin e kërkesës për shfuqizimin e dispozitave të dekreteve përkatëse, të cilat pretendohet se janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Komunikimi i sotëm pritet të jetë i lidhur me çështjen e ministres Diella, të cilën në Kushtetuese e çoi Partia Demokratike. Takimi me gazetarët do të zhvillohet në orën 11:15, ndërsa pritet që Gjykata Kushtetuese të bëjë të ditur vendimmarrjen e saj për çështjen e shqyrtuar.

ME TE LEXUARAT