"Kërcënon" Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit: Kush nuk e voton Reformën Territoriale, përjashtohet

Politikë

"Kërcënon" Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit:
Burime nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste kanë bërë të ditur për A2CNN se kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit ua ka bërë të ditur deputetëve të tij vendimin politik të partisë: kush nuk e voton Reformën Territoriale, do të përjashtohet.

Rama ua ka kujtuar që nuk është mirë që vendimin e grupit ta thyejnë se për kritika nuk mund të lihen në rrugë shokët dhe shoqet e grupit.

Braçe ishte shprehur i mërzitur ndaj “kërcëninit” të Taulant Ballës gjatë konferencës për mediat pas mbledhjes së grupit, kur i kishte treguar rregulloren. Por, të gjithëve Rama u ka treguar pasojat kur dilet kundër vendimit politik.

Për miratimin e Reformës Territoriale duhen 84 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion