“Nuk jam vetëm”, u pla'gos në sy, Erjon Vishkulli rrëfen sfidën e vështirë që po kalon, falënderon shqiptarët për mbështetjen

Aktualitet

“Nuk jam vetëm”, u pla'gos në sy, Erjon Vishkulli
Erjon Vishkulli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar familjarët, miqtë dhe shqiptarët kudo në botë për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar në një periudhë të vështirë të jetës së tij.

Vishkulli bën të ditur se, pas një dhimbjeje të madhe, po përballet edhe me një tjetër sfidë të rëndësishme që lidhet me shikimin e njërit sy.

Ai shprehet se mesazhet, telefonatat, fjalët e ngrohta dhe lutjet e njerëzve i kanë dhënë forcë dhe kurajë për të vazhduar përpara, duke theksuar se mbështetja e tyre e ka bërë të ndihet se nuk është vetëm.

Në mesazhin e tij, Vishkulli falënderon gjithashtu Zotin për forcën, jetën dhe shpresën, ndërsa shpreh besimin se kjo sfidë do të kalojë me sukses.

“Mirënjohje pafund. U shtofshin shqiptarët e mirë”, përfundon ai postimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion