“Kam qenë në shesh përditë” / Aurela Gaçe : Rinia po ikën se nuk sheh të ardhme, përmes vargjeve shpreha atë që ndiej

Showbiz

“Kam qenë në shesh përditë” / Aurela Gaçe

Aurela Gaçe është e ftuara e parë e “Live me Luizin”. Së fundmi ajo ka lancuar albumin e saj me 10 këngë, të titulluar “Ky vend do të shpëtojë”, një frazë që të çon të mendosh në lidhje me protestat e dhunshme të javëve të fundit.

“Kjo është një formë tjetër revolte, kam zgjedhur që përmes vargjeve të shpreh atë që ndiej për këtë vend. Nuk mund të themi se ky vend nuk do të bëhet, ky vend do të bëhet. Para shumë kohësh në Facebook kam shkruar disa vargje dhe e kam titulluar “Letër Vlorës sime”.

Pati reagime dhe më ngacmoi për ta kthyer në këngë. Nuk ka patriotizëm, i tillë është të duash vendin tënd. Ndjeja se kishte ardhur momenti t’i jepja më shumë zonës ku jam rritur, për të mos i ngelur borxh Vlorës sime bëra këto 10 këngë.

Sa herë kthehem në Vlorë më kujtohen gjyshërit dhe fëmijëria. Më kujtohen edhe xhirot në Lungomare, se edhe na ngacmonin ndonjëherë o Luiz (qesh). Gjithnjë pyes veten përse ikin këta njerëz nga vendi. Edhe unë kam ikur, edhe motra e vëllai, mua më ktheu dashuria.

Vajzat e mia i këshilloj të mos reshtin së kërkuari çfarë meritojnë dhe të mos kenë frikë. Edhe ne kemi frikë ndonjëherë. Kam qenë e pranishme në protestë që në fillim, vetëm se kam një gjë që nuk bëj foto. Unë protestoj për çdo gjë që më shikon syri.

Kam ndjesitë e mia për tu shprehur. Kur ti merr një krah, gjysma do të të urrejë, nuk do të kesh një mes. Nuk kam dalë në protestë për të marrë krah. Unë jam me mendimin që ky vend ka të drejtë të ngrejë zërin.

Dua të drejtën e fëmijëve të mi dhe të rinjve që nuk shohin të ardhme këtu. Këtë nuk e luan topi. Shoh një rini që ndjen se në këtë vend nuk ka të ardhme. Ky shtet, a duhet t’ua ndërtojë këtë?”, tha Aurela mes të tjerash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion