Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete! Pesë persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së Shtëpëzit, ku janë përfshirë tre automjete.

 Si pasojë e përplasjes së fortë, pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore.

 Shkaqet e aksidentit mbeten ende në hetim, ndërsa paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia kanë ndikuar në përplasjen mes automjeteve.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion