Goditi me vezë makinën e Ramës, çfarë ndodhi sot me aktivistin Edison Lika

Aktivisti Edison Lika është liruar, pasi Gjykata ka shpallur të paligjshëm arrestimin e tij, pas incidentit ku ai goditi me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.
Sipas informacioneve, Lika qëndroi tri net në qeli, ndërsa gjykata ka marrë të njëjtin vendim edhe për aktivistin tjetër, Fatjon Rrapaj.
Gjatë seancës, Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” për dy aktivistët.
Prej 133 ditësh vendi ynë është përfshirë nga protesta masive kundër qeverisë Rama. Ndërkohë që aktivistët në shenjë kundërshtie ndaj kësaj qeverie kanë goditur me vezë shpesh herë politikanë dhe makinat e tyre.


