Zjarr në Klinikën e Radiologjisë, zjarrëfikësit nxitojnë për të shpëtuar pacientët
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 18:58
Kosovë&Rajon

Klinika e Radiologjisë në Shkup ëhtë përfshirë nga flakët. Mediat lokale shkruajnë se për pasojë janë evakuuar të gjithë të punësuarit dhe pacientët e Klinikës së Radiologjisë në Shkup.
Ekipet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas shpërthimit të zjarrit. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se flakët janë ndezur për shkak të kimikateve që ndodheshin në këtë klinikë.


