EMRAT/ Kapen në fabrikën e kanabisit me vlerë 1.25 milion paund, prangat tre shqiptarëve

Bota

EMRAT/ Kapen në fabrikën e kanabisit me vlerë 1.25 milion paund,

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë angleze pas zbulimit të një fabrike të madhe kanabisi në qytetin Kirkby.

Ishte era e fortë e bimës narkotike që tradhëtoi shqiptarët Ledion Subashi, 27-vjeç, Aurel Koltraka, 30-vjeç dhe 22-vjeçari Kreshnik Batusha.

Ata u arrestuan në 14 janar të këtij viti gjatë një aksioni të policisë, që më pas ra edhe në gjurmët e fabrikës së kanabisit me plot 1,382 bimë kanabisi të shpërndara në 13 dhoma.

EMRAT/ Kapen në fabrikën e kanabisit me vlerë 1.25 milion paund,

Ndërtesa ishte e monitoruar me sistem kamerash të lidhur me telefonin e njërit prej të arrestuarve. Autoritetet britanike thanë se shqiptarët prisnin një prodhim prej 41.5 kg dhe 124 kg, e vlerësuar mes 400,000 and 1.25 milion paund.

Avokati mbrojtës i Aurel Koltrakës tha se ai ishte detyruar nga kushtet e vështira për të punuar në fabrikën e kanabisit, dhe se në Shqipëri kishte kaluar një jetë në varfëri ekstreme.

Tre shqiptarët u dënuan secili me 14 muaj burg dhe deportim pas përfundimit të dënimit.

 

ME TE LEXUARAT