Shifrat, shqiptarët të dytët pas iranianëve për numrin e e azilkërkuesve në Angli

Aktualitet

Shifrat, shqiptarët të dytët pas iranianëve për numrin

2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.

Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në numrin e azilkërkuesve në MB – së, pasi të parët ishin iranianët me 3,523 kërkesa, ndërsa në vendin e tretë, ishin shtetasit eritreas me 2,373 kërkesa.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve shqiptarë u ul me 657 kërkesa.

Sipas të dhënave më të fundit të botuara nga Instituti Britanik i Statistikave, për personat e kthyer nga Britania në Shqipëri:

1,222 shqiptarë që hynë në port ilegalisht, u kthyen nga Britania në vitin 2020. Vendi ynë u rendit i dyti pas Brazilit në 1245.

Në mesin e 561 shqiptarëve në procesin e kërkimit të azilit që u kthyen në vitin 2020, 238 prej tyre u kthyen vullnetarisht, ndërsa të tjerët u detyruan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion