Videoja që rindërton aksidentin në Kroaci, si doli nga rruga autobusi me shqiptarë
Lajmifundit
/
25 Korrik 2021, 22:25
Kosovë&Rajon

Duke iu referuar informacioneve te marra nga autoritetet policore, mediumi kroat, “Dnevnik”, ka rikonstruktuar momentin e aksidentit të autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë, ku humbën jetën 10 persona dhe u lënduan rreth 45 të tjerë.
Sipas ilustrimit që mediumi i ka bërë, vozitësi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore, në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.
"Pasi kaloi në zonën me bar, autobusi i pasagjerëve u rrotullua anash”, thuhet nga Dvevnik.
VIDEO ILUSTRIMI I AKSIDENTIT (Sekonda e 10 dhe ne vazhdim)



