Të shtëna me armë zjarri drejt kryekomunarit në Maqedoninë e Veriut, plagoset zyrtari dhe shoferi
Lajmifundit
/
1 Prill 2024, 16:34
Kosovë&Rajon
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Komunën e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ndërsa shënjestër ka qenë kryetari i kësaj komune.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur përkatësisht shoferi i kryekomunarit dhe një zyrtar komunal.
Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.