Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt Tiranës për protestën

Aktualitet

Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave
Shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Shkodër me automjete të mbuluara me flamujt kombëtarë, duke formuar një kolonë makinash të cilat janë nisur drejt Tiranës, ku pritet të zhvillohet protesta kombëtare.

 

Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet janë rreshtuar njëri pas tjetrit për t’iu bashkuar tubimit të paralajmëruar në kryeqytet, duke shoqëruar lëvizjen e tyre me simbolet kombëtare.

Kolona e nisur nga veriu i vendit synon t’i bashkohet protestës kombëtare në Tiranë, ndërsa pritet që pjesëmarrës të vijnë edhe nga zona të tjera brenda dhe jashtë vendit.

 
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion