Ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, dhjetëra qytetarë protestojnë, nuk u lejuan në shesh

Aktualitet

Ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë,
Dhjetra protestues janë mbledhur ditën e sotme në ambientet mbas Sheshit të Flamurit në Vlorë, ku kanë kundërshtuar forcat e policisë të pranishme në këtë zonë. Protestuesit, të cilët edhe në raste të mëparshme kanë zhvilluar protesta kundër projektit për ndërtimin e Muzeut të Hebrenjve, kanë shprehur sërish kundërshtimin e tyre.

Gjatë tubimit të sotëm, ata kanë pasur edhe përplasje me efektivët e policisë, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet dhe deklaratat në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Protesta është zhvilluar në një moment kur në Sheshin e Flamurit po mbaheshin aktivitetet ceremoniale me rastin e 28 Nëntorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion