Protesta kombëtare, nis grumbullimi i protestuesve në Sheshin Skënderbej

Aktualitet

Protesta kombëtare, nis grumbullimi i protestuesve në Sheshin
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej në Tiranë, në kuadër të protestës kombëtare të thirrur më 28 Nëntor, në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kanë mbërritur në shesh me flamuj kuqezi, disa të veshur me kostume kombëtare, duke i dhënë tubimit edhe një simbolikë festive e patriotike, në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët. 

 

Protesta është thirrur nga studentë, të rinj dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa organizatorët kanë bërë apel edhe për pjesëmarrjen e diasporës shqiptare.

Tubimi i sotëm vjen pas muajsh protestash kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion