“Të valojë përjetësisht Flamuri Kuqezi”, mesazhi i Ilir Metës për Ditën e Pavarësisë

Politikë

“Të valojë përjetësisht Flamuri Kuqezi”, mesazhi
Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka ndarë sot një mesazh urimi për Festën e Pavarësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ilir Meta nderon Ismail Bej Vlorën dhe të gjithë patriotët që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë! Nga Vlora e Ismail Qemalit në Mitrovicën e Isa Boletinit, nga Kruja e Skënderbeut në Prekazin heroik të Adem Jasharit, të valojë përjetësisht krenar në trojet shqiptare Flamuri Kuqezi, i pastër si gjaku i derdhur për Liri.

Nderim i përjetshëm për Ismail Bej Vlorën dhe të gjithë patriotët që me sakrificë e përkushtim përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912.
Një komb dhe një flamur! Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve!”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion