Rikthimi i bujshëm, Neymar zbulon skuadrën ku do transferohet
Neymar rikthehet në Santos në vitin 2025. Lajmi i bujshëm vjen nga Brazili, teksa shkruhet se O’Ney u ka komunikuar këtë vendim shokëve të ardhshëm të skuadrës.
Aktualisht kartoni i sulmuesit zotërohet nga Al-Hilal, por me arabët, 32-vjeçari ka luajtur vetëm 3 ndeshje.
Në bazë të asaj që bëhet e ditur, Braziliani ka zbuluar se në vitin 2025, kur i skadon kontrata me Al Hilal, ai do të rikthehet te Santos, klubi ku hodhi hapat e parë në karrierë dhe ra në sy me paraqitjet e tij, duke fituar Copa Libertadores në 2011.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në të kaluarën, Neymar nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer te Santos para se të përfundojë karrierën e tij.
Futbollisti ka luajtur për këtë ekip nga viti 2011 deri në vitin 2013. Më pas, lojtari u transferua te Barcelona, për të kontribuar më vonë për PSG.