U gjenden mijëra euro në makinë, kapet çifti shqiptari në Francë

Aktualitet

U gjenden mijëra euro në makinë, kapet çifti shqiptari

Një çift me origjinë shqiptare janë kapur nga autoritetet në Francë pasi janë kapur me mijëra euro në makinë, që dyshohen të jetë fituar nga pazaret e drogës.

Mediat vendase shkruajnë se çifti janë ndaluar nga doganierët e Perthusit, teksa ishin duke udhëtuar me një automjet tip Passat, ku janë pyetur nëse kishin kishin ndonjë gjë për të deklaruar, ndoshta para?

“Po, por ne nuk e dimë se sa kemi” ishte përgjigja e tyre. Shoferi shqiptar 40 vjeç shpjegoi se ai donte të shkonte të blinte një makinë në Barcelonë, ndaj dhe kishte shumën e parave me vete por policia zbuloi 134 mijë euro brenda në makine, nga të cilat 102 mijë të fshehura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq kur prokurori i çështjes ka deklaruar se “Në telefonin tuaj kemi gjetur foto dhe biseda në lidhje me drogën”.

Shqiptari ka thënë se “Preferoj të mos përgjigjem.”

Sakaq gjykata e liroi të renë dhe e dënoi burrin me 18 muaj menjëherë, i konfiskoi paratë dhe i shqiptoi dy gjoba prej 134,655 € dhe 67,327 €.

ME TE LEXUARAT