Përgjumja shkaktoi aksidentin, shoferi nga Kosova rrezikon mbi 15 vite burg

Kosovë&Rajon

Përgjumja shkaktoi aksidentin, shoferi nga Kosova rrezikon mbi 15 vite burg

Shoferi i autobusit në të cilin vdiqën 10 veta dhe mbi 40 u lënduan, rrezikon të dënohet mbi 15 vite burg. Damir Breziqi, zyrtar policor për marrëdhënie me publikun në Administratën e Policisë Brod-Posavina tha se shoferi, i cili do të ndiqet penalisht me ligje të Kroacisë, do të merret sot në pyetje.

“Pasi ta dorëzojmë te mbikëqyrësi kujdestar në mëngjes, ai do të sillet në Avokaturën e Shtetit për marrjen në pyetje. Zyra e Avokatit të Shtetit do të vendosë për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, dmth nëse do të kërkojë kujdestari për shoferin ose lirimin e tij.

Çfarë është vërtetuar deri më tani nga inspektimi? Policia kroate tha dje se në orën 6:19 të mëngjesit të së dielës pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë./ExpresS

ME TE LEXUARAT