Ish kryetarja e KQZ reagon pas shkarkimit nga Osmani: Dihet kush e ka porositur

Politikë

Ish kryetarja e KQZ reagon pas shkarkimit nga Osmani: Dihet kush e ka porositur

Ish-kryetarja e KQZ në Kosovë, Valdete Daka ka reaguar pasi u shkarkua nga detyra, me urdhër të Presidentes Vjosa Osmani. Ajo ka deklaruar se dihet porositësi i këtij vendimi teksa shton se nga 22 janari i këtij viti ka qenë shënjestër në publik.

Më tej, ish- kryetarja e KQZ paralajmëroi se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të kundërshtuar këtë vendim.

Ndërsa kujtojmë që në përballjen e djeshme mes Osmanit dhe Dakës, kjo e fundit e refuzoi që të japë dorëheqjen, duke detyruar Osmanin që ta shkarkojë.

Daka u zëvëndësua nga Kreshnik Radoniqin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion