Makina e qeverisë merr përpara turmën e qytetarëve, kryeministri: Si baba, nuk i harroj lotët e vajzës

Kosovë&Rajon

Makina e qeverisë merr përpara turmën e qytetarëve,

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se vajza e tij, e cila është një person i mbrojtur prej shtetit, ishte në automjetin zyrtar që u sulmua sot më herët në rrugën Nikshiq, Podgoricë.

Ai tha se si “baba kurrë nuk do t’i harrojë lotët dhe frikën e saj” dhe se “nuk do të lejojë egërsinë dhe paligjshmërinë”.

“Sot, u sulmua automjeti zyrtar në të cilin ishte vajza ime, një person i mbrojtur. Si baba, nuk do t’i harroj lotët dhe frikën e saj.

Si Kryeministër, nuk do t’ju lejoj egërsi dhe paligjshmëri! Rendi dhe ligji do të sundojnë në vendin që nuk jeni mësuar. Do ta shihni shpejt”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

Një grup qytetarësh u përpoqën të parandalonin kalimin e automjeteve të Qeverisë së Malit të Zi dhe dy shtetas u plagosen lehtë.

Krivokapiq ka akuzuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq se po prodhon trazira dhe se duhet të ndalet me provokimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion