Krijohet version 3D, ja si u rrokullis autobusi me kosovarë në Kroaci

Kosovë&Rajon

Krijohet version 3D, ja si u rrokullis autobusi me kosovarë në Kroaci

Është rindërtuar version 3D i aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci. Mediumi kroat, Dnevik.hr e ka rindërtuar me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor. Bazuar në po këtë ilustrim pasi kishte kaluar në zonën e gjelbëruar, autobusi i pasagjerëve ishte rrokullisur.

Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga. Për pasojë kanë ndërruar jetë 10 persona, dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur. Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

ME TE LEXUARAT