Debati shkon keq në Turqi, gruaja e acaruar gjuan me grushta burrin (Video)

Në Turqi, një çift kanë pasur një debat që arriti deri në përplasje fizike. Në një video të bërë virale, shihet sesi një grua, pas debatit, fillon ta godasë me shkelma dhe grushta. Duke injoruar pushuesit, gruaja jep shfaqje pa e vrarë mendjen.
Ndërkohë që sipas mediave, shkaku i këtij sherri ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit nga burri i saj, kaq mjaftoi që gruaja të përfundonte në atë gjendje duke mos ndalur për asnjë sekondë grushtat ndaj bashkëshortit. I tmerruar nga ajo që ndodhu, burri nxori zemërimin e tij duke goditur dhe dëmtuar çadrat e plazhit përreth.
Ekipet e policisë menjëherë pas njoftimit të dëshmitarëve u dërguan në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën. Mirëpo, çifti dhe dy miqtë e tyre sapo kuptuan që policia po shkonte aty u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.


