Kosovë, KQZ shpall rezultatet paraprake, reagon Kurti: Vetëvendosja fitoi në 7 komuna, në Fushë Kosovë bëjmë ndryshimin

Kosovë&Rajon

Kosovë, KQZ shpall rezultatet paraprake, reagon Kurti: Vetëvendosja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në të gjitha komunat ka përfunduar plotësisht votimi, ndërkaq në platformën online, sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të azhurohen më vonë edhe dy vendvotime për Mitrovicën e Jugut.

“Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numëron votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht”, tha ai.

Sa u përket votave nga diaspora, ai tha se pret që nga java e ardhshme ato të arrijnë në Kosovë dhe një javë më pas të përmbyllet numërimi i të gjitha votave.

Sipas rezultateve për rundin e balotazhit, LDK-ja ka fituar në pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër secila dhe PDK-ja në tre komuna.

“Pas më shumë se dy dekadave, LVV e bëri ndryshimin e madh me Valon Prebrezën në Fushë Kosovë. Valoni do të sjellë demokraci, dinjitet dhe barazi për të gjithë.”

Kryetari i LVV-së foli gjithashtu për rritjen e numrit të komunave që partia ka fituar gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë:

“Në vitin 2013 kemi marrë pjesë për herë të parë në garë dhe kemi fituar vetëm një komunë. Në vitin 2017 kemi fituar tri komuna, në vitin 2021 kemi fituar 4 komuna, derisa sot kemi fituar në 7 komuna.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion