Dodik ndërhyn, flet çfarë Asociacioni duhet të formojë Kosova

Kosovë&Rajon

Dodik ndërhyn, flet çfarë Asociacioni duhet të

Kreu i Republika Srpska-s në Bosnjë, Milorad Dodik është përzirë, si zakonisht, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Dodik e ka quajtur kriminel ish-ndërmjetësin ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Wolfgang Petrisch.

“Shkelja e marrëveshjeve ndërkombëtare është vepër penale dhe kriminelët si Petrisch nuk duhet t’i japin mësim askujt.

]Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, ai nuk është shoqatë e qytetarëve siç sugjeron Petrisch.

Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni duhet të reflektojë funksionalisht interesat e popullit serb në Kosovë, tha Dodik, duke iu përgjigjur diplomatit të njohur i cili tha se Asociacioni s’duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe as njëfarë Republika Srpska, me të cilën tha se kanë përvojë të keqe.

“Më vjen keq që kujtimet e tij për Republika Srpska nuk janë më traumatike se ato që ai përshkruan, sepse një ngacmues i tillë ndërkombëtar nuk meritonte më mirë.

Të sugjerosh se cilit kamp duhet t’i bindet Serbia dhe rajoni i Ballkanit është një refleks i një menaxheri kolonial që e sheh këtë rajon dhe qasjen ndaj tij përmes asaj që bëri në Bosnjë e Hercegovinë si një përfaqësues i lartë” tha Dodik.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion