Kim Kardashian i mbyll derën Pete Davidson, një koment i tij dyshohet se ndryshoi gjithçka mes tyre

Showbiz

Kim Kardashian i mbyll derën Pete Davidson, një koment i tij dyshohet

Kim Kardashian duket se ka vendosur të lërë përfundimisht pas krahëve historinë me Pete Davidson, duke mbajtur distancë nga ish-partneri i saj pas disa komenteve të tij të fundit për marrëdhëniet me familjen Kardashian.

Sipas In Touch Weekly, Kim nuk e ka pritur mirë një intervistë të Davidson për Variety, në të cilën komediani bëri shaka se burrat që kanë pasur lidhje me gratë e familjes Kardashian janë “të mbijetuar”, duke i krahasuar me marinsat. Komentet duket se kanë prekur një temë për të cilën Kim është veçanërisht e ndjeshme.

Sipas burimeve të cituara nga mediat, ylli i The Kardashians u ka bërë të qartë njerëzve të afërt se kjo marrëdhënie i përket një kapitulli të mbyllur të jetës së saj dhe se nuk dëshiron ta diskutojë më. Për këtë arsye, ajo thuhet se ka zgjedhur të mos e mbajë më Davidson pjesë të jetës së saj personale.

Nga ana tjetër, Pete ka shprehur më parë se vazhdon të ketë shumë dashuri për Kim dhe se do të ishte i hapur për të krijuar një miqësi me të. Sipas raportimeve, ai ndihet keq nëse e ka lënduar, por Kim nuk duket se kërkon as një ndjesë dhe as një miqësi me të.

Ndërkohë, Kim raportohet se ka vazhduar përpara me jetën e saj sentimentale dhe është përfolur për një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Kim dhe Pete u takuan për herë të parë në një darkë të organizuar për Kid Cudi në janar të vitit 2019, por marrëdhënia e tyre romantike nisi vetëm pasi u ritakuan në emisionin Saturday Night Live, në tetor të vitit 2021. Ata qëndruan bashkë për rreth nëntë muaj, deri në gusht të vitit 2022, kur i dhanë fund lidhjes. 

Gjatë kësaj periudhe, çifti u shfaq disa herë së bashku në publik, përfshirë edhe në restorante në Staten Island, vendlindja e Davidson. Sipas raportimeve të mediave, ndarja ishte emocionalisht e vështirë për Kim, e cila thuhet se e përjetoi ndryshe nga përfundimi i martesës së saj me Kanye West.

ME TE LEXUARAT