Kërc'ënim për bo'mbë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit, sqaron ngjarjen

Aktualitet

Kërc'ënim për bo'mbë në disa institucione,
Një alarm për vendosjen e mundshme të lëndëve shpërthyese ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit këtë të premte, pasi disa institucione shtetërore kanë marrë mesazhe kërcënuese në adresat e tyre zyrtare elektronike.

Autoritetet njoftojnë se kanë nisur menjëherë verifikimet në terren dhe deri më tani nuk është evidentuar asnjë lëndë e rrezikshme, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për identifikimin e burimit të e-mail-eve.

Policia e Shtetit

Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion