I vunë zjarrin subjektit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 persona, u dogj dhe makina e parkuar

Aktualitet

I vunë zjarrin subjektit në Tiranë, shpallen në kërkim
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se janë autorët që kanë hedhur lëndë djegëse te shkallët e jashtme të një subjekti dhe e kanë ndezur, subjekt në pronësi të shtetasit A. B.

Sipas raportimeve të policisë, si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht një automjet në pronësi të R. H., të cilin e kishte parkuar në afërsi të subjektit.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.

Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion