Hodhën ujë drejt Ramës dhe Ballukut, çfarë rrezikojnë Bardhi e Balliu

Politikë

Hodhën ujë drejt Ramës dhe Ballukut, çfarë
Pas tensioneve që shoqëruan seancën parlamentare, Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit. 

PS kërkon ndëshkimin e deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.  Në kërkesë, socialistët kërkojnë 60 ditë përjashtim nga seancat e Kuvendit. 

Kujtojmë se Bardhi dhe Balliu hodhën ujë dhe sende të tjera drejt kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Belina Balluku, në momentin që ata kanë hyrë në sallë për të votuar reformën territoriale. 

Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro mes tensioneve dhe përplasjeve në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Kuvend pak para votimit dhe kjo nxiti reagime të forta nga deputetët e opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur ujë dhe sende të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Edhe deputeti demokrat Klevis Balliu ka ndjekur të njëjtin shembull, duke hedhur vezë drejt kryeministrit. Situata ka sjellë ndërhyrjen e Gardës së Republikës, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vijuar procedurën e votimit pavarësisht tensioneve në sallë. 

Po ashtu, në momentin e votimit, deputeti Gazment Bardhi hodhi ujë dhe sende të tjera drejt deputete Belinda Balluku 

 

ME TE LEXUARAT