“I kërkova Zotit forcë, por mora barrë”, me kë e ka Rama, zbulohet mesazhi që ndau në rrjet
Lajmifundit
/
9 October 2026, 12:39
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh reflektues mbi besimin te Zoti, sprovat e jetës dhe forcën për të përballuar vështirësitë.
Mesazhi trajton kërkesat për dashuri, paqe dhe forcë, të cilat marrin përgjigje përmes largimit të njerëzve, stuhive dhe barrëve të jetës. Ai përcjell idenë se vështirësitë mund të shërbejnë për të forcuar karakterin dhe qëndrueshmërinë e njeriut.
Mesazhi përfundon me reflektimin se Zoti nuk po i shpërfillte lutjet, por po u përgjigjej në mënyra të ndryshme nga ato që priteshin: jo duke e bërë jetën më të lehtë, por duke e bërë njeriun më të fortë.