Lëvizja e SPAK, i merret telefoni Dritan Avllajt, të njohur si "Tan Lepri"

Aktualitet

Lëvizja e SPAK, i merret telefoni Dritan Avllajt, të njohur si
Një emër i vjetër dhe jo pak i përfolur i biznesit shqiptar duket se ka hyrë në lupën e SPAK.

Prokurorët e posaçëm kanë marrë në pyetje biznesmenin Dritan Avllaj, i njohur prej vitesh me nofkën “Tan Lepuri”, dhe i kanë sekuestruar telefonin celular.

Veprimi është kryer pasi gjatë verifikimit të komunikimeve të tjera hetuesit kanë hasur mesazhe që kanë ngritur interes për rolin dhe kontaktet e Avllajt.

Në këtë fazë nuk është e qartë në çfarë cilësie është pyetur Avllaj dhe as nëse SPAK ka ngritur ndonjë akuzë ndaj tij.

Sekuestrimi i telefonit nuk do të thotë automatikisht se biznesmeni ka kryer një vepër penale. Prokurorët kërkojnë të verifikojnë komunikimet dhe marrëdhëniet e tij në kuadër të hetimeve ku del edhe emri i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion