Gjykata e Fierit shuan dënimin për Sokol Hoxhën, prindërit e dy vëllezërve të vrarë: Të zhgënjyer nga drejtësia

Aktualitet

Gjykata e Fierit shuan dënimin për Sokol Hoxhën, prindërit e

Vendimi i Gjykatës së Fierit për shuarjen e dënimit të Sokol Hoxhës për vrasjen e dy vellezërve  Banaj në mars të vitit 1997, ka shokuar familjarët, veçanërisht prindërit e moshuar Refije dhe Kujtim Banaj. Me lot në sy, të tronditur ata tregojnë zhgënjimin nga drejtësia shqiptare teksa për gati tre dekada prisnin që autori të vuante dënimin.

E dëshpëruar nënë Refija tregon se sa i pabesueshëm iu duk lajmi dhe sa e zhgënjyer është nga vendimi i dhënë.

Babai i dy djemve të vrarë , Kujtim Banaj nuk kursen as ironinë duke thënë se kriminelët duhen dekoruar.

Me zërin që i dridhet ai rrëfen ditën e ngjarjes teksa thekson se kurrë nuk kanë menduar për hakmarrje.

“Ishin në shtëpi hëngrën drekë e dolën me makinë. Kur erdhën për në shtëpi, ai njofton nipin dhe i dalin në cep. Njëri vrau njërin djalë, tjetri vrau një djalë tjetër. Ishin debatuar një ditë para për një kasetofon makine, që nuk ishte as i këtij kriminelit dhe as i djalit.

Unë isha me djalin e madh dhe me dhëndrin, po luanim bilardo. Kur dolëm nga atje, i thanë dhëndrit. Ikëm direkt në Fier. Para spitalit ishin 200 veta. Më tha mua o Kujtim çfarë të gjeti, atje mora vesh që më kishin vdekur të dy. Mbas na një jave, më erdhi nëna e Sokolit për të kërkuar falje. Më ka thënë nëse i kapni, vritini të dy”, tha babai i vëllezërve.

Për gati tre dekada familjarët e dy viktimave janë lutur për drejtësi teksa tashmë mbajnë në duar fotografitë e dy djemve të vrarë brenda një dite me brengën se drejtesia nuk u vu në vend.

ME TE LEXUARAT