Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit! Aktivizohet autoboti i ujit për të shpërndarë protestuesit

Aktualitet

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit! Aktivizohet autoboti

Përplasja përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ka arritur kulmin e tensioneve.

Pasi disa protestues çanë kordonin e sigurisë dhe u futën brenda rrethimit të institucionit, forcat e Policisë së Shtetit kanë aktivizuar autobotin e ujit me presion për të shpërndarë turmën.

Përmes hedhjes së ujit, forcat e rendit po tentojnë të sprapsin protestuesit nga perimetri i brendshëm i ministrisë dhe të largojnë turmën nga hyrja kryesore.

ME TE LEXUARAT