Gëlltiti 10 gramë kok'ainë sapo pikasi policinë, ndërron jetë 38-vjeçari në Greqi, si ndodhi ngjarja

Bota

Gëlltiti 10 gramë kok'ainë sapo pikasi policinë,
Një 38-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës në ishullin grek të Rodosit, pasi dyshohet se gëlltiti rreth 10 gramë kokainë kur vuri re praninë e një makine policie. Sipas dëshmisë së mikut që ndodhej me të, burri u frikësua kur pa automjetin e policisë dhe vendosi të gëlltiste drogën që kishte me vete.

Vetëm pak minuta më vonë, 38-vjeçari u rrëzua në tokë dhe nisi të kishte konvulsione. Pas ngjarjes, u njoftua ambulanca për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes, gjendja e tij u përkeqësua gjatë transportit dhe ai ndërroi jetë përpara se të mbërrinte në spital. Mjekët e Departamentit të Urgjencës konfirmuan vdekjen në orën 02:28 të mëngjesit.

Ndërkohë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, është urdhëruar kryerja e analizave toksikologjike. Rezultatet pritet të tregojnë se çfarë substancash kishte në organizmin e 38-vjeçarit dhe nëse vdekja e tij lidhet drejtpërdrejt me gëlltitjen e kokainës, siç pretendon miku i tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion