Rrjeti i klandestinëve, dalin emrat e të katër të arrestuarve nga urdhërarrestet e SPAK

Aktualitet

Rrjeti i klandestinëve, dalin emrat e të katër të
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohen për përfshirje në trafikimin e klandestinëve. 
Mësohet se në pranga kanë rënë Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat, ndërsa personi i pestë ndodhet ende në kërkim.

Arrestimet janë kryer nga Policia e Shtetit në zbatim të urdhrave të lëshuar nga SPAK, ndërsa të dyshuarit pritet të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore. 
 
Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

ME TE LEXUARAT