Kontroll rrufe i BKH-së, zbarkim i befasishëm në burgun ku mbahet Ergys Agasi, ja çfarë u gjet në qeli

Aktualitet

Kontroll rrufe i BKH-së, zbarkim i befasishëm në burgun ku mbahet
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit.

Mes personave që ndodhen të izoluar në këtë institucion është edhe Ergys Agasi.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me kontrollet e zhvilluara nga BKH-ja dhe qëllimin e këtij aksioni.

Ergys Agasi, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t. Ai u arrestua në Durrës.

Agasi u ndalua pas një operacioni të organizuar nga Policia e Shtetit në zonën e Plepave, teksa udhëtonte me një automjet.

Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit.

Agasi akuzohet nga SPAK për “Grup kriminal”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

ME TE LEXUARAT