Aksident me pasojë vdekjen në Berat / Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën shoferi (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal të rrethit Berat.
Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat.
Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e mjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.


