Nis seanca plenare, deputetët vendosin për buxhetin dhe ndryshimet që prekin protestat

Politikë

Nis seanca plenare, deputetët vendosin për buxhetin dhe ndryshimet
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh të rëndësishme, mes tyre paketa fiskale dhe Projektligji për Buxhetin e vitit 2027.

Në seancë parashikohet miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 18 nëntor dhe njoftimet, për të vijuar me shqyrtimin e projektligjeve që lidhen me ndryshimet në legjislacionin tatimor. Në fokus të diskutimeve do të jenë ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.

Gjithashtu, deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027, si dhe një sërë nismash të tjera që lidhen me tregjet e kriptoaseteve, donacionet dhe sponsorizimet, kontabilitetin në sektorin publik dhe mbikëqyrjen e konglomerateve financiare.

Rendi i plotë i ditës:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.11.2026.

Njoftime.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, bërë në Paris, më 26.1.1982, aderuar me ligjin nr. 9852, datë 26.12.2007”.
Akti normativ nr. 5, datë 28.10.2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, ‘Për tubimet’”.

Akti normativ nr. 6, datë 28.10.2026, “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”.
Projektligji “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë ‘Liceu Francez i Korçës’”.
Projektligji “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”.

Projektligji “Për tregjet e kriptoaseteve”.
Projektligji “Për donacionet dhe sponsorizimet”.
Projektligji “Për kontabilitetin në sektorin publik”.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, ‘Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit’, të ndryshuar”.
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 174/2026 ‘Për miratimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar, ngritur me vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit të Shqipërisë, për fazën e dytë të Reformës Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Seanca plenare pritet të trajtojë një numër të konsiderueshëm nismash ligjore, me fokus të veçantë te politikat fiskale, buxheti i vitit të ardhshëm dhe ndryshimet në disa fusha të rëndësishme të legjislacionit shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion