Një vit nga vde'kja e Fatos Nanos, Taulant Balla: E kujtuam bashkë me familjen dhe miqtë

Aktualitet

Një vit nga vde'kja e Fatos Nanos, Taulant Balla: E kujtuam
Sot mbushet një vit nga ndarja nga jeta e ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në këtë përvjetor, familjarë, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq janë mbledhur për të kujtuar figurën e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndau momente nga takimi përkujtimor, ku ishte i pranishëm së bashku me bashkëshorten e Nanos, Xhoana Nanon, dhe familjarët e tij.

“Sot u mbush 1 vit nga ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit dhe Kryetarit tonë të parë Fatos Nano. U mblodhëm të gjithë bashkë me Xhoin dhe familjen, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq ta kujtojmë njeriun prej të cilit mësuam shumë. I paharruar gjithmonë”, shkruan Balla në postimin e tij në rrjetet sociale.

Fatos Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, më 31 tetor 2025 pas disa komplikacioneve shëndetësore. Prej kohësh ai qëndronte larg jetës politike

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion