Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria

Politikë

Belind Këlliçi  dhe Tedi Blushi përplasen me efektivët te
Një situatë tensionuese është shënuar sot pranë Kryeministrisë në nisje të protestës kundër qeverisë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë përfshirë në një përplasje me Policinë e Shtetit.

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë, duke pretenduar se efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm dhe kanë ndërhyrë edhe ndaj deputetëve.

“Ishte pedagogu Aleksandër Biberaj, po ecte në rrugë, nuk po e lejonin që të ecte për momentin, e kishin bllokuar. Nuk e lejonin, sepse ka urdhër për të mos kaluar. Nuk kishin asnjë dokument, asgjë. E njëjta gjë edhe me një qytetar që po ecte me biçikletë në rrugë. Nuk e lejonin, sepse kanë vendosur perimetër sigurie. Banditë me uniformë, që mbrojnë nga mëngjesi në darkë kriminelët në qeveri. I lejuan”, u shpreh Këlliçi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion