Emri, kreu katër vjedhje brenda tetorit, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Aktualitet

Emri, kreu katër vjedhje brenda tetorit, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se është autor i katër vjedhjeve me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit, të kryera gjatë muajit tetor.

Në pranga ka rënë Ysen Driza, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes dhe rezulton me precedent kriminal në këtë fushë.

Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari ka kryer katër vjedhje gjatë periudhës 19-28 tetor 2026, duke marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të ndryshme, mes tyre edhe serverin e sistemit të kamerave të sigurisë.

Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimeve të disa qytetarëve për vjedhje në bizneset e tyre gjatë natës.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 30-vjeçari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion