Zjarr i fuqishëm në Gjirokastër, flakët përfshijnë magazinën, rreziku u afrohet pallateve të banimit

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Gjirokastër, flakët përfshijnë
Një zjarr ka përfshirë një magazinë që përdorej për aktivitetin e lyerjes së automjeteve në Gjirokastër, duke rrezikuar edhe dy pallate banimi që ndodheshin pranë saj.

Ngjarja është regjistruar në orën 23:29, në rrugën pranë Fushës së Vjetër, pas subjektit “Autopasion”, ku Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër është njoftuar për flakët që kishin përfshirë magazinën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë konstatuar se zjarri ishte përhapur në magazinë dhe ekzistonte rreziku që flakët të përfshinin edhe dy pallatet e banimit në afërsi.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan katër automjete zjarrfikëse, një autobot dhe i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës. Forcat ndërhynë për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të krijuar një brez mbrojtës, me qëllim shmangien e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve të tjera përreth.

Pas një pune intensive dhe ndërhyrjes së koordinuar, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll situatën, të neutralizojnë rrezikun dhe të shuajnë plotësisht zjarrin. Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua përhapja e flakëve drejt dy pallateve të banimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion