Kërkohej për vde'kjen e dyshimtë të gruas së tij në 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra në mars të vitit 2022.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin F. H., banues në Manzë, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Gruaja ndërroi jetë 10 ditë më vonë, për shkak të dëmtimeve të pësuara.
Arrestimi i tij u bë pas deportimit nga Greqia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.


